• Pogradec

Shtohen rastet me viroza/ Në Pogradec nuk mungojnë as infektimet me COVID

Qyteti i Pogradecit në këtë fluks të pushuesve ka patur dhe një rritje të numrit të rasteve të personave që paraqiten pranë spitalit bashkiak për të kërkuar ndihmë mjekësore. Mbi 100 raste në ditë paraqiten pranë këtij spitali, ndërsa numri më i lartë i vizitave i takon personave të moshës së tretë. Kryesisht dominojnë rastet me enterite, gastroenterite, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes teksa nuk kanë munguar edhe infektimet me Covid.

Mjeku këshillon qytetarët të evitojnë orët e pikut të të nxehtit dhe të bëjnë kujdes me dietën ushqimore.

Sipas burimeve nga Pediatria e Pogradecit edhe aty evidentohet një shtim i rasteve të të prekurve nga virozat e stinës, ku mesatarisht në ditë paraqiten mbi 60 fëmijë me këto simptoma. Ndërkohë edhe në qendrën shëndetësore verore në Pogradec regjistrohen çdo ditë mbi 70 vizita, raste kryesisht të lehta që marrin ndihmë dhe konsultë mjekësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *