• Pogradec

Çelet ekspozita me piktura në Pogradec/ Piktori Gëzim Begolli çel ekspozitën e tij të radhës

Gëzim Begolli një mësues tashmë në pension dhe piktor i njohur nga Pogradeci ka çelur mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Artit ekspozitën e tij personale me 48 piktura. Kjo është ekspozita e tij e tretë, teksa punimet janë realizuar në teknikën e vajit ku kryesisht dominojnë peisazhet, pasi për piktorin natyra është burim frymëzimi.  

Miq dhe kolegë të tij kanë vlerësuar ekspozitën, duke u shprehur se piktori ka filluar të guxojë dhe të eksperimentojë në punimet e tij të fundit, dhe kjo për shkak të përvojës shumëvjeçare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 4 ditë në Galerinë e Artit në Pogradec ku do të mirëpresë qindra artdashës pogradecarë dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *