• Maliq

“Maliqi Rrëfen Trashëgiminë Kulturore”/ Mbyllet me sukses ekspozita 3-ditore e çelur në Maliq

Është mbyllur me sukses ekspozita 3-ditore “Maliq rrëfen trashëgiminë kulturore” që kishte për qëllim të sillte në vëmendje vlerat e shumta arkeologjike që ka zona e Maliqit, ndonëse me sipërfaqe të vogël, por me shumë objekte e site arkeologjike. Gazetari dhe opinionisti i njohur Bledar Mane shprehet se kjo ekspozitë i duhej Maliqit pasi ky qytet zë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

Fotografitë e ekspozitës tashmë janë vendosur pranë Bashkisë Maliq me qëllim promovimin e vlerave historike dhe kulturore që mbart kjo zonë. Maliqi ka rreth 16 monumente të kategorisë së parë, 3 monumente natyrore dhe parqe në zona të mbrojtura të cilat kanë nevojë për më shumë promovim për tu bërë të njohura për turistët vendas e të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *