Prodhimet tradicionale të krahinës së Leskovikut do të dalin në tregun vendas dhe atë rajonal me markën e tyre “Duarartat e Leskovikut”. Amvisat e zonës janë organizuar në një shoqatë mbështetur nga Bashkia e Kolonjës, e cila së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Ekonomisë së Italisë dhe partnerë të tjerë kanë krijuar Inkubatorin e Zahireve, aty ku do të prodhohen të gjitha prodhimet tradicionale si dhe do të ambalazhohen bimët medicinale.
Kjo nismë është e para në Shqipëri dhe pritet të sjellë një ndryshim ekonomik për gjithë zonën.
Krahina e Leskovikut është e njohur për prodhimet tradicionale të brumit por edhe të reçelrave, kompostove dhe pijeve të ndryshme, prodhime këto që pritet të dalin në tregun shqiptar dhe atë rajonal.