• Pogradec

Dita botërore e dhurimit të gjakut/ Pogradec, mbetet i ulët numri i dhurimeve vullnetare

Banka e gjakut pranë Spitalit Bashkiak të Pogradecit prej kohësh përballet me uljen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut. Edhe pse nuk ka patur mungesa në bankën e gjakut dhe janë plotësuar nevojat që ka pasur spitali për pacientët, përsëri numri i dhuruesve vullnetarë në bashkinë e Pogradecit mbetet i ulët.

Pavarësisht fushatave sensibilizuese duhet më tepër  ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve në dhurimin e gjakut, pasi kjo nuk sjell probleme në shëndet.

14 qershori shënon ditën botërore të dhurimit të gjakut. Synimi i kësaj dite është për të rritur ndërgjegjësimin global për nevojën për gjak të sigurt dhe produkte gjaku për transfusion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *