Në Universitetin “Fan Stiljan Noli” ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e Kartës së Studentit, përmes së cilës studentët përfitojnë tarifa të reduktuara dhe akses falas në shërbime të ndryshme në qytet.
Kjo ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e studentëve të cilët shprehen se ky është një fillim i mbarë.
Përveç tarifave të reduktuara nga institucionet publike, pritet që pjesë e Kartës së Studentit të bëhen edhe bizneset private për të shtuar gamën e shërbimeve për të rinjtë.