• Maliq

Kositja e parë e jonxhës/ Në bashkinë Maliq kjo kulturë ze një sipërfaqe prej rreth 2800 HA  

Fermerët e fushës së Maliqit kanë kryer kositjen e parë të jonxhës, një ndër kulturat kryesore në këtë zonë. Drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Arben Dulellari thotë se një pjesë të fermerëve kanë nisur dhe shitjen e tij.

Koha e lagësht e me temperature jot ë larta favorizon shfaqjen e dëmtuesve në këtë kulturë, ndaj Dulellari këshillon fermerët për të kryer trajtimet e duhura për mbrojtjen e prodhimit.

Në Qarkun e Korçës sipërfaqja  embjellë me jonxhë shkon rreth 11 150 HA ndërsa bashkitë që e kultivojnë më tepër janë Devolli dhe Maliqi. Në bashkinë Maliq sipërfaqet me jonxhe zënë rreth 2800 HA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *