• Devoll

Gjendja e ujëmbledhësave në Devoll/ Kapaciteti në pjesën më të madhe ka shkuar në masën 60%  nga mungesa e reshjeve

Sipërfaqja e tokave bujqësore në këtë bashki shkon në rreth 4 mijë HA dhe kulturat të cilat mbillen më së shumti janë pemët frutore kryesisht ato me mollë si dhe me qershi, ndërsa edhe qepa ze një sipërfaqe të konsiderueshme, ky kryesisht zona e Devollit të Sipërm njihet për kultivimin e qepës së njohur të Bozhigradit. Edhe perimet zenë një sipërfaqe të konsiderueshme në këtë bashki. Për vaditjen e sipërfaqeve me këto të mbjella, janë në funksion 12 ujëmbledhësa ndërsa burime në Drejtorinë e Bujqësisë pranë kësaj bashkie, bëjnë me dije se në vetëm 3 prej tyre, kapaciteti i ujit ka shkuar në masën 90%, përktësisht në ujëmbledhësin e Vërlenit, Koshnicës dhe Gracës. Pjesa tjetër ka arritur në nivelin  rreth 60% të kapacitet, kjo si shkak i mungesës së reshjeve gjatë kësaj periudhe. Megjithatë situata do të jetë në monitorim të vazhduar për t’iu siguruar fermerëve sasinë e nevojshme të ujit, për vaditjen e tokave bujqësore në momentin kur ky process do të nisë. Paralelisht, Agjencia e Shërbimeve Utilitare vijon pastrimin e kanaleve vaditës në mënyrë që të mos ketë problematika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *