28 fortifikime janë konstatuar në qarkun e Korçës nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Korçë. Lajmi bëhet i ditur nga Arkeologu Florenc Cenolli i cili bën të ditur se kanë propozuar që këto fortifikime të shpallen monument kulture
Në Qarkun e Korçës numërohen rreth 127 monumente kulture të kategorisë së parë si dhe mbi 100 site arkeologjike. Dëshmi të kësaj pasurie të madhe gjejmë tek Muzeu arkeologjik në qytetin e Korçës ku janë të ekspozuara rreth 1 mijë objekte si sende të rëndësishme me vlerë arkeologjike siç janë veglat e punës, ato të peshkimit, figurina të ndryshme, vendbanimet e hershme, kocka kafshësh, etj