Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në segmente të caktuara të aksit Korcë-Maliq ka pasur mjegull. Më e dendur ka qënë në segmentin Petrushë-Grabovicë duke sjellë probleme në qarkullim në orët e para të kësaj dite. Në kushte të tilla, drejtuesit e mjeteve kanë qënë të deryruar të lëvizin me shpejtësi të ulët edhe për të shmangur aksidentet e mundshme. Policia bën me dije se gjatë orëve me prani të mjegullës, nuk ka pasur probleme në lëvizjen e mjeteve dhe për rrjedhojë nuk është regjistruar asnjë aksident. Gjatë kësaj periudhe ka patur herë oas here prani të mjegullës jo vetëm në aksin kryesor nacional Kapshticë-Qafë Thanë por edhe në rrugët e fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, si dhe në rrugët rurale të fushës së Maliqit dhe asaj të Devollit. Në kushte të tilla policia rrugore e Korçës, ka qënë e detyruar të shtojë masat e sigurisë rrugore me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve në këto akse.
- Maliq
Mjegull në aksin Korçë-Maliq. Më e dendur në segmentin Petrushë-Grabovicë, probleme në qarkullim
Maliq
Më shumë- Maliq
Marrëveshje për qendrën kulturore të Maliqit/ Fondi i Zhvillimit inves...
- Maliq
Këshilli Bashkiak Maliq/ Rriten pagat e punonjësve, riorganizohet stru...
- Maliq
Rehabilitimi i banesave në Maliq, përfituese 49 familje në nevojë
- Maliq