Në një kohë kur shumë të rinj zgjedhin të largohen nga vendi për të punuar jashtë, një shembull pozitiv vjen nga Sherif Zaçe, i riu nga Korça i cili pasi ka provuar disa herë emigracionin, ka vendosur që të qëndrojë përfundimisht në vendlindjen e tij dhe të ushtrojë aty profesionin që zotëron. Ai ka hapur një brigadë të vogël me 3-4 punëtorë dhe bëjnë punime gipsi, ku punën kryesore e bën vetë Sherifi.
Padyshim që të rinj si Sherifi shërbejnë si një model edhe për të tjerët, në mënyrë që të zgjedhin të punojnë në vendin e tyre dhe jo të largohen në emigracion.