• Maliq

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Maliq/ Miratohen nga anëtarët e këshillit disa pika të rëndësishme

 Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Maliq. Në një sërë diskutimesh në këte mbledhje është miratuar mandati i këshilltarit bashkiak zonjës Marjeta Muharem Xhelollari, kanditate në listën shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë. U votua gjithashtu pro për miratimin e Ndihmës Ekonomike deri në masën 6% të fondit për muajin mars 2024”. U miratua projekt vendimi për disa shtesa dhe ndryshime për miratimin e numurit të punonjësve, nivelin e pagave të administratës së bashkisë Maliq dhe strukturave të tjera, për vitin 2024. Ndërkaq është miratuar edhe plani i masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në fondin pyjor/kullosor dhe krijimin, organizimin dhe funksionimin e shërbimit vullnetar të bashkisë Maliq. Këto ishin disa nga pikat ktyesore që janë mbajtur gjatë mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Maliq këtë të martë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *