Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në qytetin e Maliqit festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë. Pas orës 6 të mëngjesit besimtarët myslimanë janë mbledhur pranë xhamisë për të falur namazin. Ceremonia e faljes është drejtuar nga Imami i xhamisë Maliq Jetnor Likaj.
Falë dashamirësisë dhe dhurimit të besimtarëve Muslimanë janë grumbulluar dhe disa dhurata për fëmijët e vegjel.
Këtë ditë ligjërohet të përhapet gëzimi dhe hareja në familje, ndër të vegjël e të mëdhenj, burra e gra, përmes të gjitha mënyrave të lejuara. Vishen rrobat më të bukura e më të hijshme dhe gjatë ditës së Bajramit hahet ushqim në shenjë adhurimi për Allahun.