• Devoll

Ndriçimi publik në hyrje të Bilishtit/ Punime për të ndriçuar zonën industriale të qytetit

Bashkia e Devollit është duke punuar për të vendosur ndriçimin publik në hyrje dhe dalje të qytetit të Bilishtit, në shërbim jo vetëm të banesave që ndodhen në këtë zonë por kryesisht edhe të bizneseve. Investimi është duke u kryer nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në këtë bashki me financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kryebashkiaku Eduard Duro ka inspektuar punimet duke u shprehur se hyrja e qytetit të Bilishtit do të ketë një ndriçim bashkëkohor led në një gjatësi prej 2 km.

Punimet po ecin me ritme mjaft të mira dhe pritet që së shpejti të përfundojnë duke ndikuar edhe në uljen e numrit të aksidenteve në këtë zonë e cila tashmë do të jetë e ndriçuar gjatë natës duke i dhënë një fushëpamje më të mirë drejtuesve të mjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *