Ura e Babjenit mbi lumin Devoll është rehabilituar. Kjo urë lidh 3 fshatra të njësisë Gorë në bashkinë Maliq dhe prej vitesh ishte amortizuar duke vështirësuar kalimin e banorëve, ndërsa ishte e pamundur të përshkohej me automjete.
Rehabilitimi i kësaj ure u bë në një kohë të shkurtër falë një investimi të bashkisë Maliq.
Në fshatrat Mjatas, Babjen dhe Marjan jetojnë 10 familje të cilat merren kryesisht me blegtori, me mbarështimin e bagëtive të imta.