Qytetarët e Maliqit por edhe ata të njësive të mëdha administrative tashmë do të kenë orare më të gjata lëvizje drejt Korçës me anë të linjave ndërqytetase. Vendimi është miratuar në Këshillin e Qarkut të Korçës pas kërkesës së vetë qytetarëve por edhe të operatorëve të këtyre linjave, duke e rritur edhe me dy orë më tepër mundësinë e lëvizjes.
Operatorët e linjave ndërqytetase që punojnë në linjën e Korçës e vlerësojnë vendimin, por shprehen se duhet të ndërpritet konkurenca e pandershme nga mjetet e palicensuara.
Në territorin e bashkisë Maliq në qytet dhe njësitë e mëdha administrative janë 18 operatorë të linjave ndërqytetëse që punojnë në linjën e Korçës.