Rrugëtimi i tyre në fushën e artit ka nisur prej 10 vitesh. Panajot dhe Boni Hamzallari janë dy të rinj të talentuar nga Korça, të cilët kanë trashëguar traditën e vjetër të Korçës me interpretimin e serenatave por jo vetëm.
Pasioni i tyre tashmë është kthyer edhe në profesion. Veç muzikës qytetare, ata kanë përqafuar edhe rryma të tjera muzikore.
Të rinjtë korçarë janë pjesë edhe e një grupi muzikor “Ardianët” ndërsa kanë performuar edhe në koncerte, kanë pjesë e kolonave zanore në shfaqje teatrale apo si pjesë e koreve akapella.