• Maliq

Portreti i princeshë Alisës/ Piktorja Rosela Xhihani e realizon atë si dhuratë për 8 Marsin

Kjo është Rosela Xhihani, një vajzë me një talent të veçantë në pikturë. Ajo mëson në klasën e 9-të të shkollës së mesme e bashkuar “Bardhyl Pojani” dhe talentin për pikturë e ka zbuluar që në moshë të vogël.

Në ditën e 8 Marsit, ajo ka punuar përreth 2 muaj, për të sjellë një portret të veçantë që mbart edhe një mesazh.

Rosela thotë se aspiron të bëhet një piktore e madhe që do të na përfaqësojë jashtë kufijve.

Piktorja na rrëfen se gjatë kohës së lirë, realizon piktura me tematika të larmishme.

Rosela Xhihani preferon të hedhë në telajo kryesisht portrete por nuk mungojnë edhe pamje nga natyra e bukur e vendit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *