• Maliq

Rriten sipërfaqet e mbjella me qepë, këtë vit 150 Ha më shumë se një vit më parë

Fermerët e fushës së Maliqit rritin sipërfaqet e mbjella me qepë. Këtë vit janë duke u mbjellë rreth 150 Ha më shumë se një vit më parë, kjo për shkak të kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm të këtij produkti gjatë vitit të kaluar.

Mbjellja e qepës është duke u kryer me qepujka por edhe me një tjetër mënyrë që ndikon direkt në uljen e kostos së prodhimit që është mbjellja me farë.

Në pranverë do të vijojë edhe mbjellja e qepës me fidanë, e cila aktualisht është duke u kultivuar në sera. Këtë vit sipas specialistit të bujqësisë ka pasur një mangësi në farën hibride të qepës që importohet nga jashtë. Kjo lloj fare është mjaft e pëlqyer nga fermerët për shkak të rendimentit dhe cilësisë së saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *