• Pogradec

Rehabilitimi i nënstacionit elektrik të Pogradecit/ Balluku: “Afro 40 mijë banorë do të përfitojnë nga ky investim”

Në qytetin e Pogradecit ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të nënstacionit elektrik. Me ndërhyrjen që tashmë ka nisur synohet modernizmi i këtij nënstacioni, duke rritur gjithashtu kapacitetin dhe fuqinë e tij për t’ju përgjigjur edhe zhvillimit të zonës. Janë afro 40 mijë banorë të cilët do të përfitojnë nga ky investim, por edhe turistët e shumtë të cilët e vizitojnë Pogradecin gjatë gjithë vitit. Në këtë ndërhyrje parashikohet zëvendësimi i të gjitha pajisjeve aktuale të nënstacionit, si dhe dy transformatorëve, me pajisje të reja. Punimet pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.

Investimet e nisura, bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, kanë në fokus fillimisht zonat urbane dhe veçanërisht ato turistike, për t’u shtrirë më tej edhe në zonat rurale të vendit.

Investimi në nënstacionin e Pogradecit prek të gjithë qytetin, si dhe zonat turistike Drilon dhe Tushemisht. Nga ana e OSHEE po investohet me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike edhe në zona të tjera të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *