• Maliq

Zhvillimi i integruar i bujqësisë, Topçiu: Do qëndrojmë më afër fermerëve

Më afër fermerëve për të zgjidhur të gjitha problematikat e bujqësisë. Ka qenë kjo porosia e kryebashkiakut të Maliqit Gëzim Topçiu për zyrën e bujqësisë por edhe specialistët e kësaj fushe në çdo njësi administrative. Kjo për ti sensibilizuar dhe këshilluar për çështje si mbjellja, luftimi i sëmundjeve, përzgjedhja e kulturave bujqësore që kërkon tregu, si dhe për përdorimin e sasive të duhura të pesticideve e plehrave kimike. Kjo pasi Topçiu mendon se ka ardhur koha për një zhvillim më të integruar të bujqësisë, ndërsa iu ka bërë edhe një thirrje fermerëve që të bashkohen për të ulur kostot e prodhimit e për të rritur fitimin.

Bashkia e Maliqit ka në teritorin e saj fushën e dytë më të madhe bujqësore në Shqipëri, ndërsa mjaft të zhvilluara janë edhe blegtoria e bletaria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *