Mungesa e një muri mbajtës rrezikon disa banesa në një lagje periferike në qytetin e Pogradecit. Me të rrezikuarat janë dy banesat e Xheladin Zyberit dhe Vasilika Kovaçit, familja e kësaj të fundit me 9 anëtarë. Xheladin Zyberi tregon se për të shpëtuar shtëpinë nga shembja ka qenë i detyruar të ngrejë me lek borxh një pjesë të murit por shtëpia e tij rrezikohet përsëri, ndaj ai apelon për ndihmë.
Shtëpia tjetër që i përket Vasilika Kovaçit e cila jeton së bashku me familjen e saj në kushte të vështira ekonomike. Edhe banesa e saj rrezikon të shembet nga errozioni.
Burime nga bashkia e Pogradecit bëjnë me dije se do të merren masa të menjëhershme për ndërtimin e një muri mbrojtës qe përfshin gjithë banesat që rrezikohen nga erozioni tek “Përroi i Çaprazit”, edhe në kushte kur te gjitha këto ndërtime janë pa leje dhe në zonë informale.