Posta Shqiptare përpos një sërë shërbimesh që ofron, përfshin edhe atë për arkëtimin e faturave për shërbimet kadastrale për të gjitha zyrat hipotekore si dhe postimin e dokumentacionit për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Ky shërbim ka nisur të ofrohet që prej mbylljes së sorteleve të ASHK-së dhe vjen si një lehtësi për qytetarët. Veç kësaj, për çdo shërbim që kryhet përmes postës bën me dije Kryetarja e zyrës së Postës Qendër në Korçë Anduena Fejzulla, komisioni që i mbahet qytetarit për shërbimin e kryer, është në vlerë më të ulët.
Sa i takon qytetarëve, ofrimi i një sërë shërbimesh nga posta, janë një lehtësi për ta.
Dega e Postës Qendër në Korçë ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha bashkitë e Qarkut Korçë mbi arkëtimin e taksave të Njësive Vendore. Objekti i kontratave të lidhura është kryerja e një ofruesi të shërbimit financiar të arkëtimit të faturave për çdo person fizik ose juridik me qëllim të shlyerjes së detyrimeve të klientëve ndaj bashkive respektive.