• Pogradec

Pogradec, stacionet e plazhit për vitin 2023. Mbyllet faza e aplikimit, më tepër hapësirë për plazh publik

Këtë sezon veror Pogradeci do të ketë më tepër hapësirë për plazh publik. Kjo është bërë e ditur nga Enjela Karafili, drejtore e drejtorisë së Tatim-Taksave në bashkinë Pogradec, e cila shton më tej se tashmë është mbyllur faza e aplikimit për menaxhimin e përkohshëm të stacioneve të plazhit për vitin 2023. Për këtë vit kanë aplikuar sipas saj rreth 35 subjekte, ndërkohë që pjesa tjetër e tyre, rreth 20 subjekte, kanë kontrata 3 ose 5 vjeçare me bashkinë.

Sipas drejtores së tatim taksave në Pogradec, krahasuar me vitin e kaluar kur raporti mes plazhit publik dhe atij privat ka qënë 20 me 80%, këtë vit me ndryshimin e ligjit, hapësirat e plazhit publik janë rritur.

Pas mbylljes së fazës së aplikimeve për marrje në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë për sezonin turistik veror, tashmë është duke u bërë plotësimi i dokumentacionit dhe lidhja e kontratave me subjektet fituese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *