• Devoll

Paketa fiskale 2024 e Bashkisë Devoll/ Hiqen taksat dhe tarifat për bizneset e reja për personat e komunitetit rom

Paketa fiskale e vitit 2024 e miratuar nga Këshilli Bashkiak Devoll ka parashikuar disa lehtësira, si heqjen e taksave dhe tarifave për të gjithë ata persona që hapin biznese të reja dhe i përkasin komunitetit rom. Kjo masë lehtësuese është vetëm për vitin e parë të funskionimit të biznesit. Ky vendim sipas nënkryetares së bashkisë Eliverta Pavliqoti është parë si një masë për të nxitur hapjen e bizneseve të reja dhe për të lehtësuar barrën e familjeve të këtij komuniteti.

Sa i përket taksave dhe tarifave të tjera vendore ato ngelen në të njëjtat nivele me ato të vitit të kaluar. Gjithashtu në paketën fiskale të vitit 2024 do të përjashtohen nga tarifat lokale për pensionistët kryefamiljarë si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *