Buxheti i bashkisë Devoll për vitin 2024 kap shifrën e mbi 585.5 milion lekë, një vlerë më e lartë se ajo e vitit të kaluar. Sa i përket investimeve sipas nënkryetares së kësaj bashkie Eliverta Pavliqoti do të vijojnë të zbatohen ato që kanë nisur, më konkretisht përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra si dhe përmirësimi i kushteve të banimit për familjet në nevojë.
Projekti i përmirësimit të kushteve të banimit për komunitetet e pafavorizuara zbatohet prej disa vitesh në Bashkinë e Devollit. Këtë vit nga ky projekt do të përfitojnë 102 familje. Gjatë këtij viti nuk do të mungojë vëmendja e bashkisë edhe për organizimin e një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit në zonë dhe të ekonomisë lokale.