Të shumtë janë turistët që zgjedhin të vizitojnë qytetin e Pogradecit edhe në stinën e dimrit. Pas një fluksi të lartë të turistëve gjatë festave të fundvitit, vihet re se edhe fundjavat e muajit janar kanë patur rezervime të shumta. Sipas nënkryetares së bashkisë Entela Gusho, ky sezon turistik dimëror ka qënë i suksesshëm.
Përveç liqenit që tërheq vëmendjen e turistëve në çdo stinë, një tjetër arsye pse duhet vizituar Pogradeci është edhe kulinaria e zonës.
Sipas të dhënave nga drejtoria e turizmit dhe trashëgimisë kulturore referuar shifrave zyrtare të operatorëve turistikë janë rreth 124 mijë turistë vendas dhe të huaj të cilët kanë pushuar në Pogradec përgjatë vitit 2023.