• Devoll

Virozat e stinës në Devoll/ Situatë e qetë, mesatarisht në ditë kryhen 10-15 vizita ambulatore

Në bashkinë e Devollit paraqitet një situatë e qetë sa i përket gripit dhe virozave të stinës. Kryesisht më të prekur kanë qënë moshat pediatrike ndërkohë që nuk kanë munguar rastet edhe tek të rriturit. Shefi i shërbimit spitalor Festim Kaso, thotë se kjo është një situatë normale e stinës ku dominojnë gjendjet gripale ndërkohë që rastet me Covid-19 kanë qënë të pakta.

Gjatë kësaj periudhe nuk ka patur raste me komplikacione. Pjesa më e madhe e personave të paraqitur në urgjencë janë trajtuar ambulatorisht pa qënë e nevojshme shtrimi i tyre në spital.

Mjeku Kaso ka një apel për gjithë qytetarët që të mos marrin medikamente pa rekomandimin e mjekut, kryesisht antibiotikët, teksa shton se të sëmurët kronikë duhet të tregojnë më tepër kujdes në këtë periudhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *