• Kolonjë

Një jetë pranë librit/ Afërdita Azizi, punonjësja e pasionuar e bibliotekës

Prej 16 vitesh ka qëndruar për çdo ditë mes librave dhe lexuesve në bibliotekën Skënder Luarasi në Ersekë. Me shumë dashuri Afërdita Azizi është kujdesur për fondin e librave të kësaj biblioteke, por edhe për shtimin e numrit të lexuesve nga viti në vit. Sot ajo është në ditën e fundit të punës para daljes në pension duke kujtuar me shumë nostalgji se si arriti që me shumë përkushtim të organizojë të gjithë fondin prej rreth 53 mijë librash, për ta bërë më të lehtë për tu gjetur nga lexuesi. Dëshirën e saj për të lexuar u mundua që gjatë viteve ta përcjellë edhe tek fëmijët e qytetit të Ersekës duke iu sugjeruar romane të ndryshëm për të lexuar.

Afërdita sot sheh me keqardhje mungesën e dëshirës së fëmijëve për të lexuar. Duke na treguar se edhe lexuesit në bibliotekë nuk janë më si më parë, ajo ka edhe një thirrje për mësuesit, por edhe për fëmijët e të rinjtë.

Përkushtimin e Afërditës në punën e saj të gjatë si punonjëse e bibliotekës e vlerësojnë edhe kolegët me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite.

Afërdita Azizi del në pension duke u larguar nga puna ku ka kontribuuar me shumë dashuri e pasion për vite me radhë duke marrë me vete mirënjohjen dhe vlerësimin e kolegëve dhe lexuesve, çka për të është pasuria më e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *