• Kolonjë

Kolonjë, investimet për 2024/ Intrastruktura, kanalizimet e bujqësia, prioritete të bashkisë

Një sërë investimesh të rëndësishme do të kryhen gjatë vitit 2024 në bashkinë e Kolonjës. Përmes buxhetit të këtij viti është parashikuar ndërhyrje në dy qytetet e kësaj bashkie por edhe në njësitë administrative, si në infrastrukturë, kanalizime, bujqësi, e terrene sportive.

Në investimet e këtij viti do të përfshihet edhe rikonstruksioni i sheshit pas bashkisë si dhe sheshi para muzeut të Ersekës. Do të vijojë rikonstruksioni i trotuareve në qytetin e Ersekës dhe një gjë e tillë do të kryhet edhe në qytetin e Leskovikut. Nënkryetari Risto thotë se investime do të kryhen edhe sa i takon ndriçimit publik në të gjithë bashkinë.

Në ndihmë të bujqësisë e blegtorisë do të kryhet rikonstruksioni i kanalit ujitës Gostivisht dhe Taç poshtë, do të ndërtohen prita në përrenj dhe lera e korrita për blegtorinë. Këtë vit është menduar edhe rikonstruksioni i terreneve sportive në shkolla dhe ndërtimi i një palestre të re.

Në të gjithë bashkinë Kolonjë do të vendosen kosha të rinj për mbetjet duke siguruar kështu një mjedis më të pastër dhe grumbullimin më të mirë të mbetjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *