Dardha, fshati turistik vetëm 18 kilometër në juglindje të Korçës është një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë sezonit të dimrit. Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive e cila është kthyer në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.
Rikthimi i reshjeve të dëborës në juglindje ka bërë që turistë nga qytete të ndryshme të vendit të apasionuar pas sporteve dimërore, të ndalen këto ditë në fshatin turistik.
Në këtë pistë e cila është e vetmja e këtyre përmasave në vendin tonë organizohen edhe kampionate skish dhe gara kombëtare e ndërkombëtare.