Vijon puna për rehabilitimin e qendrës shëndetësore në qytetin e Maliqit. Puna ka nisur prej gati një muaji ndërsa kushtet atmosferike kanë qenë të favorshme për të vijuar punën pa ndërprerje. Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu thotë se kjo ndërhyrje ishte e nevojshme pasi godina nuk kishte infrastrukturën e përshtatshme për ofrimin e një shërbimi me standarde.
Topçiu shtin më tej se ka edhe të tjera qendra të cilat kanë nevojë për ndërhyrje.
Rehabilitimi i kësaj qendre po kryhet falë një investimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa paralelisht punohet edhe në qendrën e fshatit Kamenicë dhe vlera e investimit për të dyja godinat është rreth 12 mln lekë të rinj.