Korça sjell si gjithmonë me klas dhe elegancë mbrëmje të veçanta për publikun artdashës. E tillë ishtë mbrëmja e djeshme në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, me koncertin e përgatitur nga Orkestra e Harqeve, nwn dirigjimin e Kostika Tantos. E ftuar speciale e kësaj mbrëmjeje ka qënë pianistja kosovare Lule Elezi, me një karrierë pianistike të pasur me koncerte në shumë skena të botës, duke i dhënë hijeshi këtij koncerti.
Orkestra e Harqeve të Korçës, është fituese e shumë çmimeve në takimet kombëtare të orkestrave të harqeve. Koncerti është ndjekur me interes nga publiku artdashës duke dhuruar edhe mjaft duartrokitje.