• Lajme kombëtare

Protesta/ Berisha: Revolucioni sapo ka filluar! Rama ka fshehur tanke në tunele në Surrel, jep dorëheqjen, nuk shpëton dot!

e tone të larta dhe akuza të forta, kreu i Partisë Demokratike, zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nga podiumi i improvizuar para kryeministrisë, Berisha e bëri Ramën përgjegjës për ato që i konsideroi “krime kushtetuese”, teksa deklaroi se aksioni i opozitës nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës.

Sipas Berishës, Rama ka fshehur tanke nëpër tunele në Surrel, ndërsa shtoi se ai nuk mund të jetë “kurrë” kryeministër i Shqipërisë.

Cunam popullor i revolucionit demokratik. Qëllimi i këtij revolucioni që nis sot është të mbrojmë të vërtetat. ‘Watergate’ i shekullit të 21. Edi Rama është i vetmi kryeministër i cili përmendet 14 herë në akt-padinë e çështjes ku ai korruptoi si vrasës me pagesë kundër opozitës së Shqipërisë dhe pluralizmit politikë. A ka krim antikushtetues më të shëmtuar se ky? A ka atentat më të rëndë ndaj demokracisë së një vendi se ky? Edi Rama nuk mund të jetë kurrë kryeministër i Shqipërisë. Atë nuk e shpëton asgjë, asnjë skutë asnjë gënjeshtër, asnjë marrëveshje, jep dorëheqjen dhe largohu! Edi Rama në Surrel ke futur në tunele tank të ushtrisë. Ato tanke largoi nga Surreli, gjysmat e tyre çoi në Ukrainë sepse idealet tona, mjerë ti që mendon se mund të mbrohesh në këtë mënyrë. Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e korrupsionit, krimit dhe dorgës. Njësoj si të ishte aleat i Putinit korruptoi një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë në SHBA, duke kryer një akt armiqësor ndaj këtij vendi, për të cilin Putin, Lukashenko janë gati të të varin në qafë deklaratën e tyre më të lartë. Edi Rama, gjatë këtyre viteve në pushtet ke kryer të gjitha llojet e tradhtive, pro në kodin e lashtë të Kombit tonë, tradhtia më e ultë është tradhtia ndaj mikut që ndëshkohet në mënyrën më të rëndë. Ndaj kërkoj jep dorëheqjen, largohu aty ku ke vendin, te shtylla e turpit. Revolucioni ynë do fitojë. Revolucioni jonë nuk ndalet deri në largimin tënd”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *