• Pogradec

Dy shkolla të reja në Pogradec/ Kryeministri Rama inspekton përfundimin e punimeve

Kryeministri Edi Rama gjatë ndalesës në qytetin e Pogradecit ka inspektuar përfundimin e punimeve në dy shkolla të reja atë nëntëvjeccare Servet Agolli dhe gjimnazin 14 Ëngjëjt. Përmes një investimi prej 140 milionë lekësh këto dy shkolla kanë pësuar rikonstruksion tërësor dhe zgjerim të tyre, me laboratorë, biblioteka e palestra sportive, duke përmirësuar tërësisht kushtet e shkollimit për 440 nxënësit që edukohen aty.

Kryeministri Rama është ndalur në të gjitha ambjentet e rikonstruktuara të shkollave, ku është takuar edhe me nxënës e mësues. Ai ka premtuar edhe rritje të konsiderueshme të pagave për mësuesit me buxhetin e vitit 2024.

Ministrja e Arsimit e ka informuar kryeministrin edhe mbi një projekt i cili aktualisht është në zbatim, ai lidhur me pasurimin e bibliotekave të shkollave, përmes një fondi prej 13 mijë librash të cilat janë duke u shpërndarë në të gjithë vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *