Ambasadorja franceze në Shqipëri Ketrinë Syar ka bërë vizitën e saj të parë në qytetin e Korçës ku dhe është pritur në një takim kortezie nga kryebashkiaku i qytetit. Në fjalën e saj, ambasadorja shprehu vlerësim për lidhjen e ngushtë që ekziston mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe arsimit ndërsa shtoi se do të shihen me prioritet bashkëpunimet edhe në fusha të tjera.
Nga ana tjetër kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo tha se ishte kënaqësi të mirëpriste ambasadoren e re Franceze ndërsa diskutuan mbi bashkëpunime me interes për të dy palët.
Lidhja e kulturës franceze me atë të qytetit tonë është shprehur më së miri me ngritjen e Liceut Francez 106 vite më parë në këtë qytet si një institucion që ka rrezatuar kulturë dhe qytetërim në Korçë.