51 piktorët të cilët iu bashkuan edicionit të 13-të të Kolonisë Ndërkombëtare të Arteve Figurative janë duke hedhur në telajo bukuritë që të ofron stina e vjeshtës në zonën e Korçës.
“Piktori i merituar” përveçse me pikturë, merret edhe me mozaikë e piktura murale, si dhe me ilustrime poezish e prozash. Peisazhi është ndër zhanret e tij të preferuar, ndaj dhe në këtë koloni, ka zgjedhur të sjellë një peisazh të qytetit të Korçës.
Në mbyllje të kësaj Kolonie, mbrëmjen e së shtunës do të çelet tek ambjentet e Galerisë së Bibliotekës, ekspozita me punimet e realizuara nga artistët gjatë këtyre ditëve.