• Pogradec

Tushemishti me fytyrë të re/ Nis rikonstruksioni i fasadave në fshatin turistik të Pogradecit 

Rreth 45 banesa në fshatin Tushemisht të Pogradecit poi u nënshtrohen një rikonstruksioni total të fasadave të jashtme. Bëhet fjalë kryesisht për ndërtesat në qendër të fshatit. Prej disa ditësh kanë nisur punimet dhe e gjithë zona rreth qendrës së fshatit është kthyer në një kantier ndërtimi. Projekti i financuar nga Bashkia Pogradec synon të transformojë totalisht Tushemishtin duke i dhënë më tepër bukuri. Për banorët e fshatit ky investim do ndihmojë akoma më tepër zhvillimin e turizmit dhe do t’i japë një pamje akoma më të bukur fshatit Tushemisht. 

Synimi është që punimet të përfundojnë deri pranverën e ardhshmë në mënyrë që fshati Tushemisht të jetë i transformuar në sezonin e ri turistik. 

 Fshati Tushemisht në qytetin e Pogradecit është edhe pjesë e projektit të zhvillimit “100 fshatrat”. Vitet e fundit ky fshat ka patur një zhvillim të ndjeshëm të turizmit duke u vizituar nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, sidomos në sezonin e verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *