• Kolonjë

Bukuritë e Leskovikut/ Zhvillohet sektori i turizmit

Pas arrave të famshme buzë rrugës automobilistike Korçë-Përmet, rruga të çon në Leskovik. Një qytet i vogël i ndërtuar mbi shkëmb me njerëz mikpritës e të dashur. Nëse ndalesh për ta vizituar, në qendër të tij “të pret” një rrap shekullor rrethuar me lokale ku mund të shijosh një kafe nën ajrin e pastër të qytetit. Kjo krahinë ngjall interes për vizitorët pasi ka pasuri të mëdha arkeologjike dhe historike, ku të dëgjuar janë vende si varri i Krajlit, maja e Melesinit, kisha e Cerckës dhe ajo e Kovaçishtit, vendbanimi i vjetër i Malishtës, pylli i Shelegurit dhe liqeni akullnajor në majë të tij, madje edhe tunelet e malit të Postenanit që mund të shtojnë kuriozitetin e turistëve apo udhëtarëve të huaj e vendas.

Vitet e fundit, një sërë biznesesh kanë lulëzuar në këtë zonë, ku vizitorët përveçse mund të njihen me bukuritë natyrore, mund të shijojnë dhe ushqimin tradicinal dhe bio, të shoqëruar dhe me verën e famshme Leskoviqare. Përveç klimës, në këtë zonë mund të shfrytëzohen dhe banjat kurative të Sarandoporit, një monument natyror me burimet termale që ndodhen në brigjet e Vjosës. Turistët e vizitorët atje mund të gjejnë dy burime të mëdha dhe 40 burime të vegjël me vlera kurative. E gjithë zona e Kolonjës fsheh vende të bukura e piktoreske që ia vlen të vizitohen në çdo stinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *