• Lajme kombëtare

Tërmeti/ Vilson Imamaj: Bilanci i viktimave rritet çdo 30 minuta, ekipet e kërkim-shpëtimit shpresojnë në mrekulli

Vilson Imamaj nga Bashkia e Bursës e Turqisë, Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Turizmin, në një lidhje Skype me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, e ka konsideruar një katastrofë tërmetin e 6 shkurtit në Tuqi dhe Siri. Imamaj deklaroi se teksa kanë kaluar 5 ditë nga tërmeti apokaliptik, ekipet e kërkim-shpëtimit shpresojnë në mrekulli për gjetjen e të mbijetuarve poshtë rrënojave. Ai u shpreh se bilanci i viktimave rritet çdo gjysmë ore dhe gjendja paraqitet shumë e vështirë, pasi kushtet atmosferike vështirësojnë gjetjen e të mbijetuarve.

24 orë pa ndalim mediat turke japin pamje shokuese. Njerëz të cilët i nxjerrin prej rrënojave, ekipi i kërkim-shpëtimit ka vendosur një afat 72 orë, pasi kalojnë shpresojnë në mrekulli që të nxjerrin njerëz të gjallë. Kushtet atmosferike janë të ashpra, reshje dëbore, moti është i ftohte.

Pamjet janë rrëqethëse. Jemi të shokuar, ka familje të tëra që nuk janë më. Janë shuar. Televizionet tregojnë dhe historitë e familjarëve. Familje me 5-6 anëtarë që nuk janë më. Fëmijë të vegjël që kanë humbur familjen. Numri i viktimave ka kaluar mbi 14 mijë në Turqi. Mbi 63 mijë të plagosur. Bilanci i viktimave rritet çdo 30 minuta. Gjendja më e rëndë paraqitet në Siri, pasi është në gjendje lufte. Ka një embargo. U shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe i kërkojnë botës ndihmë. Deri më tani në Siri janë 3662 të vdekur”, tha Imamaj. Më tej ai u shpreh se ndonëse nuk ka shifra ekzakte, presupozohet se poshtë rrënojave mund të ketë mbi 100 mijë persona.

Imamaj tha se 63 shtete i kanë ardhur në ndihmë Turqisë në tragjedinë që po kalon, ndërsa falënderoi dhe Shqipërinë për ekipin prej 63 personash që dërgoi për kërkim-shpëtimin e personave që gjendjen poshtë rrënojave të tërmetit.

Rusia ka dërguar disa trupa kërrim-shpëtimi në Siri dhe po ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti.  Nuk flasim dot me shifra por personat nën rrënoja mund të kalojnë mbi 100 mijë. 63 shtete që kanë sjellë ekipet e tyre. Falenderoj dhe Shqipërinë për ekipin shqiptar prej 63 personash që sollën për ndihmë”, tha ai.

Tërmeti i 6 shkurtit, ka shkaktuar deri këtë të premte (10 shkurt), më shumë se 21 mijë viktima dhe poshtuajse se 75 mijë të plagosur.

/rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *