• Pogradec

Rruga Krypeshkop Damian Kokoneshi. Një nga rrugët kryesore të Pogradecit merr emrin e Kryepeshkopit ortodoks

Një nga rrugët kryesore të qytetit të Pogradecit do të mbajë emrin e Kryeshkopit Damian Kokoneshi, i cili këtë të premte mbushi plot 50 vjet që është ndare nga kjo jetë. Bëhet fjalë për rrugën pranë Kishës “Ngjallja e Krishtit”, rrugë e cila me propozim të Kryetarit të Bashkisë z. Ilir Xhakolli mori emrin e tij. Në këtë kuadër u organizua edhe një përkujtimore në nder të këtij personaliteti të rëndësishëm të Mokrës dhe Pogradecit, Korçës dhe më gjerë.

Kryepeshkopi Damian, ose i njohur ndryshe edhe si At Dhimitër Kokoneshi ka një veprimtari të shquar patriotike dhe shpirtërore jo vetëm në Pogradec, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *