U mbajt në Pogradec seminari për shkëmbimin e përvojave midis Organizatave të Shoqërisë Civile dhe vetëqeverisjeve lokale nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Takimi bëri bashkë 40 pjesëmarrës të cilët shkëmbyen praktikat më të mira për përfshirjen e perspektivës gjinore e forcimin e zërit dhe ndikimit të grave në proceset e vendimmarrjes për zhvillimin e komunitetit.
Gjatë këtij takimi janë prezantuar disa prej projekteve që Bashkia Pogradec ka zbatuar për të ndihmuar gratë dhe nënat.
Në takim u vendosën kontaktet, për të pasur bashkëpunim, projekte e aktivitete në të mirë të komuniteteve në të dyja anët e kufirit.