Banorët e fshatit Orman në bashkinë Maliq shumë shpejt nuk do të kenë më probleme për kalimin në rrugë. Kjo falë ndërhyrjeve që po kryhen për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Deri më tani, rrugët kanë qenë të amortizuara pohojnë banorët dhe kalimi në to i vështirë, kryesisht gjatë dimrit.
Ndërhyrjet do të shtrihen në disa rrugë të brendshme, ku veç sistemimit do të kryhet dhe shtrimi i tyre me asphalt. Administratori i Njësisë Pojan Kreshnik Azo bën me dije se ndërhyrje të tilla do të vijojnë edhe në fshatra të tjerë ku ka nevojë, ku infrastruktura rrugore është e dëmtuar dhe lë për të dëshiruar.
Në fshatin Orman jetojnë rreth 1600 banorë.