• Maliq

Plasë, qendër e re shëndetësore/ Shërbim me standarde për banorët e fshatit

Banorët e fshatit Plasë të bashkisë Maliq tashmë marrin shërbim mjekësor në kushte më të mira. Me kalimin e viteve, godina ishte amortizuar dhe shfaqte probleme kryesisht tek pjesa e çatisë, ndërsa nuk ishte më e përshtatshme për ofrimin e shërbimit mjekësor për banorët e fshatit. Ndrsa falë rikonstruksionit të kryer së fundmi,  si një financim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bë e mundur që shërbimi të ofrohet me standardet e duhura. Në fshatin Plasë jetojnë rreth 2 mijë banorë. Ata shprehen të kënaqur për investimin e kryer.

Sipas burimeve në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, fondi i akorduar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rikonstruksionin e kësaj qendre shëndetësore ishte rreth 4 mln e gjysëm. Gjatë viteve të fundit, është kryer rikonstruksioni edhe i rreth 14 qendrave të tjera shëndetësore për ofrimin e një shërbimi sa më të mirë për banorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *