• Pogradec

Rilin Festival/ Rijetojmë trashëgiminë kulturore në Bazilikën Paleokristiane të Linit

Rijetojmë trashëgiminë tonë kulturore dhe muzikore, ky ishte qëllimi i Lin Festival i cili u mbajt për dy net me radhë në fshatin turistik të Linin në Pogradec. Një formë e re për të afruar vizitorët vendas dhe të huaj drejt destinacioneve turistike me qëllim njohjen e tyre. Për arritjen e këtij qëllimi Lin Festival ishte konceptuar si një koncert me muzikë shqiptare dhe arbëreshe në brendësi tl Bzazilikës që i përket shek. VI-VII/

Krahas koncertit muzikor ky aktivitet mblodhi në një panair produktesh edhe artizanë nga Pogradeci, Tirana dhe Kosova në këto ditë kur fshati turistik është i tejmbushur nga të huajt.

Është hera e parë që një festival  i këtij formati organizohet në Lin, fshat i cili tashmë është mjaft i njohur ndërkombtarisht edhe paa zbulimit të vendbanimi 8 mijë vjeçae nga arkeologët shqiptarë dhe zviceranë, zbulim i cili ka rritur ndjeshëm kërkesën për të vizituar fshatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *