• Kolonjë

Përfundon shkolla verore në Ersekë, 20 fëmijë u bënë pjesë e aktiviteteve informuese dhe argëtuese

Një grup prej 20 fëmijësh nga qyteti i Ersekës janë bërë pjesë e shkollës verore tre ditore organizuar nga Njësia e Integrimit në Bashkinë e Kolonjës. Ky aktivitet kishte për qëllim jo vetëm argëtimin e fëmijëve por edhe informimin e tyre në lidhje me Bashkimin Europian. Fëmijët e moshave 10 deri në 15 vjeç u bënë pjesë e aktiviteteve të ndryshme informuese, edukuese dhe argëtuese të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, ndërkohë që këtë të mërkurë është çelur një ekspozitë me vizatime e piktura të realizuara nga vetë fëmijët.

Fëmijët pjesmarrës na tregojnë për këtë eksperiencë të veçantë, duke shpresuar që shkolla verore të organizohet edhe vitet e tjera.

Ky aktivitet pritet të kthehet në një traditë të përvitshme në Bashkinë Kolonjë, duke patur në fokus informimin dhe argëtimin e fëmijëve. Në fund të aktivitetit janë ndarë certifikata për fëmijët pjesmarrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *