• Devoll

Endri Fifo, bilbili i Devollit. Endri, një emër i vendosur nga familja Keko

Devolli është një zonë që historikisht ka prodhuar art dhe muzikë. Artistët devollinj kanë simbolin e vetë që zor se i ngatërron me artistë të trevave të tjera. I tillë është dhe biblili i Devollit Endri Fifo. Këngëtari popullor që po mban gjallë krijimtarinë e vjetër të popullit ndërsa thurr edhe vetë në vargje, ndjenjat dhe emocionet për vendin e miqtë. Por si nisi lidhja e tij me muzikën.

Fifo prej 45 vitesh është edhe pjesëtar i Ansamblit Artistik “Skënderbeu” ndërsa shprehet se është kënaqësi që mban në shpirt vlerat e Devollit.

Sa i takon muzikës, Endri ka sjellë prurje të reja qoftë në orkestracion qoftë në ndërtimin e melodisë apo dhe mënyrën e ruajtjes së motivit. I tillë është dhe krijimi i një këngë që ai ka bërë për kolosin e letrave shqiptare, nderin e kombit Dritëro Agollin, me të cilin kishte një lidhje të veçantë shoqërore.

Endri Fifo ka pasur lidhje të ngushta edhe me familje artistësh të tjerë nga fusha të ndryshme, si letërisa, kinematografia, etj. Interesante është historia e vendosjes së emrit të tij nga familja Keko me prejardhje ng Devolli. Ka qenë çifti Endri dhe Xhanfize Keko, themeluesi i kinematografisë shqiptare dhe regjisorja e njohur e shquar për filmat për fëmijë, ata të cilët vendosin që një fëmijë të sapolindur të miqve të tyre devollinj, ta quanin Endri.

Pena të pavdekshme letrare devollite, valltarë e këngëtarë që kanë lënë gjurmë në historinë e artit shqiptar, mbajnë një emër, Devollinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *