Prej disa ditësh fusha e Maliqit po përballet me problematikën e zjarreve. Problem kryesor mbetet riaktivizimi i vatrave të zjarrit, kjo pasi në sipërfaqet e djegura, një pjesë e mirë e tokës është torfë, çka e bën të paparashikueshme riaktiviziminin e vartës së zjarrit. Situata më e vështirë ka qenë midis fshatrave Sheqeras dhe Vreshtas, ku raportohet se janë djegur mbi 200 hektarë tokë. Fatmirsisht nuk ka dëmtime në të mbjella, pasi sipërfaqet e djegura kanë përfshirë vetëm toka me torfë dhe toka me kashtën e grurit. Prej ditësh, forcat zjarrëfikëse të Bashkisë Maliq, por edhe grupe pune të ngritura nga njësitë administrative kanë qenë në terren dhe së fundmi, situata duket e normalizuar. Të gjitha vatrat e zjarrit janë nën kontroll, por apelohet që fermeret të kenë kujdës në vazhdim, ndërsa duhet të tregojnë vëmendje maksimale, por edhe kontroll të parcelave që përbëjnë rezik për rënien e zjarrit në fushë. Nga informacionet e marra pranë bashkisë Maliq mësohet se çdo ditë forcat zjarrëfikse dhe grupët e punës do të vijojnë të jenë në terren për të mbajtur situatën në kontroll, por nga ana tjetër kërkohet gjithashtu edhe kontributi i të gjithëve fermerëve apo banorëve që jetonë në këto zona, në mënyrë që situata të mos dalë sërish jashtë kontrollit.
- Maliq
Zjarret në fushën e Maliqit/ Toka e torfës mbetet problem, por situata po vjen drejt normalizimit
Maliq
Më shumë- Maliq
Marrëveshje për qendrën kulturore të Maliqit/ Fondi i Zhvillimit inves...
- Maliq
Këshilli Bashkiak Maliq/ Rriten pagat e punonjësve, riorganizohet stru...
- Maliq
Rehabilitimi i banesave në Maliq, përfituese 49 familje në nevojë
- Maliq