• Pogradec

Maratona “Enkelana” në Pogradec. Peço: “Një yll i ri që i shtohet bukurisë së Pogradecit”

Maratona “Enkelana” në Pogradec vjen në edicionin e saj të dytë dhe pritet që në datën 29 korrik të sjellë me vete surpriza të shumta sa i përket organizatorëve dhe pjesëmarrësve në këtë maratonë. Për Sekretarin e Shoqatës Maraton Albania, si organizatore e Marathon Enkelana, Leonard Peço, surprizat e shumta pritet që të sjellin në Pogradec edhe një yll më shumë që i shtohet bukurisë së qytetit liqenor. Në një intervisë për Rtsh Korça, Peço zbuloi edhe disa prej pjesëmarrësve por edhe atë që kanë menduar organizatorët të realizojnë në këtë Maratonë.

Nga ana tjetër Peço nuk harroi të falenderojë Bashkinë Pogradec, për mbështetjen që po jep në realizimin e suksesshëm të Maratonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *