• Pogradec

Qemal Minxhozi, “Mirënjohja e qytetit”. Pogradeci jep titullin e nderit për diplomatin

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi është nderuar me titullin “Mirënjohja e qytetit” nga bashkia e Pogradecit. Motivi për këtë titull mirënjohje lidhet me punën që Minxhozi ka bërë për promovimin e Pogradecit në Kosovë, “Për kontributin dhe mbështetjen e turizmit dhe për zhvillimin e tij mes komunave të Kosovës dhe bashkisë së Pogradecit”, duke dhënë një kontribut të spikatur për forcimin e vëllazërisë mes dy shteteve. Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, autoritete vendore të Pogradecit si dhe krerët e Prefekturës dhe Këshillit të Qarkut të Korçës, por edhe mjaft qytetarë të tjerë. Qemal Minxhozi është një diplomat, ai ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimit mes organizmave shtetërorë, shoqërisë civile e sipërmarrjeve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pogradeci dhe qytetarët e tij i janë mirënjohës Qemal Minxhozit për gjithçka ka bërë e vijon të bëjë për këtë qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *